Britania një ndër vendet më të prekur nga Covid 19, rreth 40 mijë persona kanë humbur jetën

schedule21:06 - 4 Qershor, 2020

schedule 21:06 - 4 Qershor, 2020

Një nga shtete evropiane më të goditua nga koronavirusi është Britania e Madhe.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, 176 njerëz, duke e çuar në 39 904 numrin e personave që kanë humbur jetën nga Covid 19.

Sa i përket personave të infektuar me koronavirus në Britani, numri total i tyre deri tashmë ka arritur në 281 661 persona.

Ndërkohë vetëm në 24 orët e fundit janë kofirmuar të infektuar me koronavirus 1805 njerëz./abcnews.al