Britania shënoi ditën e djeshme, ditën më të nxehtë në histori, me termometrin që shënoi 40.2 gradë Celsius në aeroportin Heathrow. Autoritetet kishin paralajmëruar valën e të nxehtit, duke u kërkuar qytetarëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme, ndërkohë që shumë shkolla vendosën të qëndrojnë të mbyllura.
Por ato që mbetën të hapur gjetën mënyra origjinale për të përballuar temperaturat e larta. Ndoshta më inovativja nga të gjitha ishte shkolla fillore Rhiwbeina në Uells.
Çfarë bëri konkretisht?
Y2 are keeping cool in the #heatwave this morning! @LlC_Addysg @WG_Education @Addysg_Cymraeg @CSCJES @DerekTheWeather pic.twitter.com/siCaf1Xe7W
— Rhiwbeina Primary (@RhiwbeinaPrm) July 19, 2022
Në vend që nxënësit të mbanin veshur këpucët e tyre, drejtuesit e shkollës ishin kujdesur që t’i pajisjin secilin me një enë plastike me ujë të freskët, të cilin e vendosën poshtë tavolinave të tyre, në mënyrë që nxënësit t’i mbanin këmbët në ujë.
Në të njëjtën kohë, në shkollën fillore Alkrington, mësuesit kishin një ide tjetër të shkëlqyer. Gjatë pushimit ata u dhanë fëmijëve akullore ndërsa luanin edhe me pistoleta uji.
Një shkollë tjetër, Pear Tree Infant dhe Walbrook Nursery School kishin një ide tjetër të shkëlqyer se si të përfshinin motin e ngrohtë gjatë orëve mësimore.
We are all ready with some ‘cool’ activities for our children today ! Ice will be added once the children arrive and we can learn about evaporation! pic.twitter.com/gKOMyIUa3N
— Pear Tree Infant and Walbrook Nursery School (@peartreeinfants) July 19, 2022
Stafi ideoi aktivitete me bazë uji, të cilat gjithashtu përmbanin akull, ku fëmijët mësonin për ‘avullimin’ në këtë mënyrë.
/abcnews.al