Britanikët nuk do të lejohen të udhëtojnë jashtë deri në fund të Qershorit.
Personat të cilët do të përpiqen të largohen nga vendi do të gjobiten me 5,000 paund ndërsa ministrat kanë shtrënguar kufizimet kufitare. Britania ka marrë këto masa në kuadër të valës së tretë që është përhapur në Europë.
Boris Johnson i frikësohet importimit të varianteve të tjera, që mund të dëmtojnë fushatën e vaksinimit. Për këtë arsye, qeveria britanike nuk dëshiron të rrezikojë dhe nuk përjashtohet mundësia që ta klasifikojë edhe Europën si zonë të kuqe, përveç vendeve të Amerikës Jugore apo atyre afrikane.
Aktualisht, kush mbërrin nga shtetet në fjalë do të duhet të karantinohet në hotel,ndërsa për momentin personat që shkojnë në Angli nga Europa duhet të izolohen për 10 ditë./abcnews.al