Britania miraton sanksione të reja kundër Rusisë, ndalon eksportin e mallrave të rrezikshme

schedule09:48 - 24 Shkurt, 2023

schedule 09:48 - 24 Shkurt, 2023

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksione të reja ndaj Rusisë, duke ndaluar eksportin e çdo mjeti që Moska ka përdorur në fushën e betejës në Ukrainë.

Paketa e sanksioneve dhe masave tregtare të koordinuara ndërkombëtarisht përfshin ndalimin e eksportit për qindra mallra, të tilla si pjesë avionësh, pajisje radio dhe komponentë elektronikë ushtarakë.

Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Rusisë tani arrijnë në 1500 dhe synojnë 92 individë dhe subjekte, duke përfshirë ata të lidhur me kompaninë ruse të energjisë bërthamore Rosatom.

Aleatët e Vladimir Putin janë sanksionuar gjithashtu, duke përfshirë ish-shefin e tij të sigurisë dhe shefin ekzekutiv të gazsjellësit Nord Stream 2.  Katër banka, përfshirë MTS, dhe bosët e dy kompanive më të mëdha të mbrojtjes ruse janë pjesë gjithashtu e paketës së sanksioneve.

“Ukrainasit po luftojnë të pamposhtur kundër Rusisë, por ata nuk mund ta bëjnë të vetëm. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë,” tha Sekretari i Jashtëm James Cleverly.

“Sot ne po sanksionojmë elitat që drejtojnë industritë kryesore të Putinit dhe do përpiqemi të ndalojmë eksportin në Rusi të çdo mjet që është gjetur në fushën e betejës.”

Zyra e Jashtme tha se inteligjenca ushtarake ka treguar se sanksionet kanë shkaktuar tashmë mungesën e komponentëve në Rusi, gjë që po ndikon në aftësinë e tyre për të prodhuar pajisje ushtarake për eksport.

Ai shtoi se sanksionet e reja të sotme do t’i “dëmtojnë ato më tej” dhe do të minojnë “makinërinë ushtarake të Putinit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!