Mbretëria e Bashkuar është larguar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian pas 47 viteve të anëtarësimit. Momenti historik, i cili ndodhi në 23:00, me orën lokale, u shënua nga festime dhe protesta anti-Brexit.
Protestat u mbajtën në Skoci, të cilët votuan për të qëndruar në BE, ndërsa ata që ishin pro Brexit morën pjesë në Sheshin e Parlamentit në Londër.
Kryeministri Boris Johnson ka përshëndetur fillimin e një epoke të re duke premtuar “rinovim të vërtetë kombëtar”
Në një mesazh të publikuar në mediat sociale një orë para largimit të Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri tha: “Për shumë njerëz ky është një moment shprese, një moment që ata menduan se nuk do të vinte kurrë. Dhe ka shumë natyrisht që kanë një ndjenjë ankthi dhe humbjeje. Dhe, natyrisht, ekziston një grup i tretë , mbase më i madhi, i cili kishte filluar të shqetësohej se i gjithë grindja politike nuk do të merrte fund kurrë. Unë i kuptoj të gjitha ato ndjenja dhe punën tonë pasi qeveria, puna ime, është ta mbledh këtë vend tani dhe të çojmë përpara”.
Ai tshtoi se “për të gjitha pikat e saj të forta dhe për të gjitha cilësitë e saj të admirueshme, BE ka evoluar mbi 50 vjet në një drejtim që nuk i përshtatet më këtij vendi”.
“Gjëja më e rëndësishme për të thënë sonte është se ky nuk është një fund, por një fillim,” tha ai.
Me largimin e Britanisë së Madhe, 27 është numri i shteteve anëtare në Bashkimin Europian. Ndërkaq, pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, flamuri britanik është hequr nga Këshilli Evropian në Bruksel. /abcnews.al