Britania kërcënon me bojkotin e Botërorit Rusi 2018

schedule17:54 - 6 Mars, 2018

schedule 17:54 - 6 Mars, 2018

Helmimi i ish spiunit rus Serghei Skripal mund të ndikojë dhe në Botërorin e futbollit Rusi 2018. Ministri i Jashtëm britanik, Boris Xhonson, deklaroi se nuk mund të vijohet me pjesëmarrjen normale të kombëtares angleze në botërorin e futbollit, nëse do të ketë sjellje të tjera armiqësore nga ana e Moskës. Për më tepër nëse do të ketë prova të përfshirjes së shtetit rus në helmimin e Sergei Skripal.
Për momentin mediat britanike shkruajnë hapur për një bojkotim të Rusi 2018, ndërsa media të tjerë e komentojnë duke iu referuar vetëm mos pjesëmarrjes në Botëror të personaliteteve politike dhe jo të ekipit të futbollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!