Facebook është gjobitur me rreth 600 mijë euro nga autoriteti britanik, për mbrojtjen e të dhënave. Ndëshkimi ekonomik është vendosur për rolin e rrjetit social në skandalin me të dhënat e “Cambridge Analytica”. Zyra e Komisionerit për Informacionin ka konfirmuar se Facebook ka lejuar që të ndodhë shkelje e rëndë e ligjit. Gjoba është shifra maksimale e lejuar nga rregullat e vjetra të mbrojtjes së të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë, kompania “Cambridge Analytica” akuzohet se përmes Facebook, ka marrë të dhëna personale për 85 milionë përdorues dhe ka ndikuar në zgjedhjet amerikane të 2016 dhe në referendumin për Brexit. /abcnews.al