Britania e Madhe pritet të pajisë me certifikatë personat që kanë antitrupa ndaj Covid-19

schedule08:52 - 22 Maj, 2020

schedule 08:52 - 22 Maj, 2020

Qeveria në Britaninë  e Madhe po e konsideron sërish ndarjen e certifikatave të imunitetit për personat që janë të mbrojtur nga koronavirusi.

Matt Hancock njoftoi ditën e djeshme se të paktën 10 milion kontrata për teste të antitrupave janë caktuar për t’ia kaluar Shërbimit Kombëtar Shëndetësor dhe mjekëve nga java që vjen.

Sekretari i Shëndetësisë u shpreh gjatë një konference të mbajtur ditën e djeshme:

“Jemi duke zhvilluar këtë ‘shkencë’ kritike për të ditur ndikimin e një testi pozitiv të antitrupave dhe për të zhvilluar sistemet e certifikimit në mënyrë që të sigurojmë që njerëzit që kanë antitrupa të marrin një garanci se çfarë mund të bëjnë në mënyrë të sigurt.”

“Ne nuk jemi ende në pozitë për të thënë se personat që rezultojnë pozitivë në këto teste të antitrupave janë imunë ndaj koronavirusit,” shtoi ai më tej.

Kujtojmë këtu se Britania e Madhe është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi në Evropë ndërsa numëron 250,908 të infektuar dhe 36,042 viktima nga Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!