Britania e Madhe dhe Franca do të udhëheqin një mision ushtarak mbrojtës për të mbrojtur transportin detar.
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer ka deklaruar se “sapo të lejojnë kushtet”, Franca dhe Britania e Madhe do të nisin një mision ushtarak rreptësisht mbrojtës për të “mbrojtur lirinë e lundrimit” në Ngushticën e Hormuzit.
Starmer thotë se misioni mbrojtës do të punojë për pastrimin e minave dhe mbrojtjen e anijeve në zonën e Ngushticës së Hormuzit, shkruan Sky News.
Ai gjithashtu i bashkohet qëndrimit të presidenti francez, Emmanuel Macron, duke thënë se “e gjithë bota duhet të shohë një zgjidhje këtu”.
Rihapja e kësaj rruge ujore jetike duhet të bazohet në “një propozim të qëndrueshëm dhe të zbatueshëm”, thotë ai.
Starmer shton se “Rihapja e ngushticës është një domosdoshmëri globale dhe një përgjegjësi globale. Ne duhet të veprojmë për të rikthyer rrjedhën e lirë të energjisë dhe tregtisë botërore, për të ulur çmimet për qytetarët që punojnë. Qytetarët tanë duhet të shohin rikthimin e paqes dhe stabilitetit dhe ne do të japim kontributin tonë të plotë”.


