Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi ku deri më tani kanë humbur jetën 31 587 persona. Së fundmi duket se qeveria britanike po planifikon hapjen dhe pse duket se një vendim i tillë do të bëhet në mënyrë graduale dhe nën vëmendjen e autoriteteve përkatëse.
Sekretari për Transport Grant Shapps, ka prezantuar dhe disa nga planet e rikthimit të lëvizjes së Britani ku ka theksuar se do të ndahen 250 milionë paund për përmirësim të infrastrukturës për ecje dhe çiklizëm.Megjithatë ai nuk ka konfirmuar nëse do të miratohet karantina 14-ditore për pasagjerët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sekretari për Transport ka thënë se procesi i tejkalimit të sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, do të jetë “gradual”. Ai ka thënë se edhe nëse rrjeti i transportit britanik do të aktivizohet në kapacitet të plotë, distancimi fizik nënkupton se vetëm 1 në 10 pasagjerë do të mund të udhëtojnë.
Ai ka përmendur se së fundmi në Britani është regjistruar shkallë e pashembullt e ecjes dhe çiklizmit./abcnews.al