Britania do të dërgojë 2.4 milionë euro furnizime ushqimore në Ukrainë

schedule09:09 - 26 Mars, 2022

schedule 09:09 - 26 Mars, 2022

Qeveria britanike do të dhurojë 2.4 milionë euro furnizime ushqimore për Ukrainën. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, shkruan la repubblica

Sipas ministres, ndihma ndaj Ukrainës është një përgjigje ndaj kërkesës së drejtpërdrejtë të qeverisë ukrainase dhe do të përfshijë kryesisht ushqime të konservuara dhe ujë.

Mallrat do të dërgohen në magazina në Poloni dhe Sllovaki, të cilat do të furnizojnë qeverinë ukrainase duke filluar nga fillimi i javës së ardhshme, në koordinim me OKB-në dhe Kryqin e Kuq.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!