Britania dërgon dy anije luftarake në ishull pas kërcënimit francez

schedule23:47 - 5 Maj, 2021

schedule 23:47 - 5 Maj, 2021

Qeveria britanike u përgjigj ashpër disa orë pasi Franca kërcënoi Britaninë me një ndërprerje të energjisë në ishullin britanik të Xhersit, i cili shtrihet në det midis dy vendeve.

Boris Johnson dërgoi dy anije të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar në Xhersi për të monitoruar nga afër zhvillimet në zonë. Media britanike e quajti kërcënimin e Francës si një veprim të papranueshëm.

Me një popullsi prej 108,000 banorësh, Xhersi importon 95% të energjisë elektrike nga Franca, me gjeneratorë me naftë dhe turbina ere si rezervë.

Qeveria e Xhersit thotë se Franca dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur pakënaqësi për kushtet e përcaktuara në lëshimin e licencave të peshkimit.

Ministri i Jashtëm Ian Gorst theksoi se ishulli kishte lëshuar licenca në përputhje me kushtet tregtare të vendosura në epokën pas Brexit. Ishulli shkëmbor ndodhet 23 km larg bregut verior të Francës dhe 140 km në jug të bregdetit të Britanisë./mv.abcnews.al