Britania bëhet vendi i parë në botë që miraton vaksinën e Pfizer për përdorim të gjerë

schedule08:27 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 08:27 - 2 Dhjetor, 2020

Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar vaksinën për Covid-19, të përgatitur nga Pfizer/BioNTech, për përdorim të gjerë.

Rregullatori britanik, MHRA, ka njoftuar se vaksina, që rezulton se ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes Covid-19, është e sigurt për t’u përdorur, raporton BBC, përcjell abcnews.al

Kështu, imunizimet mund të fillojnë brenda ditësh për njerëzit në grupe me përparësi të lartë.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz, me dy të injeksione secili. Rreth 10 milion doza duhet të jenë në dispozicion së shpejti, ndërsa dozat e para mbërrijnë në vend, në ditët në vijim.

Megjithëse vaksinimi pritet të nisë shumë shpejt, autoriteti e Shëndetit kanë bërë thirrje që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat anti-Covid për të ndaluar përhapjen. s.b/abcnews.al/