Britania bëhet gati për zgjedhjet më të rëndësishme të një gjeneratë

schedule09:29 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 09:29 - 12 Dhjetor, 2019

Britania ka filluar votimet për zgjedhjet më të rëndësishme për një gjeneratë dh qëndrat e votimit janë hapur në Mbretërinë e Bashkuar këtë mëngjes.

Miliona votues janë përballur me mot të paqëndrueshëm me reshje shiu të parashikuara në një pjesë të madhe të vendit përpara se votimet të mbyllen në 10:00.

Një sondazh pritet të japë indikacionin e parë të rezultateve dhe votat do të përllogariten brenda natës nga rezultatet e para që priten nga ora 11:00 dhe kështu do të këmi një ide më të qartë se kush do të jetë Kryeministri i radhës britanik.

Boris Johnson bëri një apel të fundit mbremë  para votuesve, ndërsa paralajmëroi se Zgjedhjet e Përgjithshme më të rëndësishme të gjeneratës janë  si “thikë me dy presa”.

Në një  rezultat përfundimtar të sondazhit në Londër, Z. Johnson tha që ekzistonte një “rrezik shumë i vërtetë i një parlamenti tjetër të varur” – dhe do të ndiqej nga “makthi” i një koalicioni të udhëhequr nga Jeremy Corbyn .

Ai iu lut votuesve që t’i japin votën një shumicë konservatore që mund të bashkojë vendin, dhe ta përfundojë Brexit-in.

Z. Johnson madje bëri një apel të drejtpërdrejtë duke u thënë votuese që kishin votuar gjithmonë për Partinë e Punës, duke thënë se: ‘Edhe nëse nuk keni votuar kurrë Partinë Konservatore më parë, ky është shansi juaj për t’u dëgjuar dhe unë premtoj se nuk do t’ju lë kurrë në baltë.

‘Një e ardhme e shkëlqyeshme ndodhet një hap larg, por unë kam nevojë për votën tuaj.”

Pavarësisht nga sondazhet përfundimtare që parashikojnë një fitore të ngushtë të Konservatorëve, strategët e Tory kanë frikë se mund të ketë pjesëmarrje të ulët midis votuesve të lirë.

Pas një fushate rraskapitëse shtatë-javore, Britania shkon në votime sot, në zgjedhjet e para të përgjithshme të dhjetorit që nga viti 1923.

Vendvotimet janë hapur që nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 10 pasdite, kur një sondazh i parë do të japë indikacionin e parë të rezultateve. Votat pastaj do të llogariten brenda natës.

Shumica e sondazheve parashikojnë një fitore të konservatorëve, por gara është ngushtuar në javët e fundit të fushatës.

Analiza përfundimtare e votimit YouGov, e cila parashikoi saktë një parlament të varur(një parlament në të cilin asnjë parti politike nuk ka vende të mjaftueshme për të siguruar një shumicë të përgjithshme. ) në 2017, projekton një fitore me shumicë të Tory, por ekspertët paralajmërojnë se një parlament i varur është ende i mundur.

Fotografia kombëtare do të bëhet e qartë në orët e para të mëngjesit të së premtes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!