“BRIT Awards”: Momentet kyçe dhe lista e fituesve, domethënia që qëndron pas fustanit të Dua Lipës

schedule10:29 - 12 Maj, 2021

schedule 10:29 - 12 Maj, 2021

“Brit Awards 2021” shënoi dhe fillimin e rrugës drejt normalitetit, me shfaqje të gjalla, pa asnjë element virtual dhe pa distancim shoqëror. Gratë ishin ata që dominuan me Dua Lipën në krye, Little Mix, Arlo Parks dhe Taylor Swift, të cilat rrëmbyen çmimet më të rëndësishme. Por kishte edhe shumë momente të tjera të mëdha.

Dua Lipa pranon çmimin për Artistë Solo gjatë Brit Awards 2021 në O2 Arena, Londër. Data e fotos: E martë 11 maj 2021.

Mes fituesve, padyshim triumfoi dhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa. Ajo u ngjit në skenë për të marrë çmimin si artistja më e mirë dhe albumin më të mirë për “Future Nostalgia”. Lipa përdori fjalimet e saj për të falenderuar stafin mjekësor të vijës së frontit të Britanisë.

BRIT Awards përmes fotove: Momentet kyçe dhe lista e fituesve

Ajo gjithashtu i kushtoi një çmim Elizabeth Anionwu, një infermiere britanike e njohur për luftën ndaj padrejtësisë racore, përpara se të kërkonte rritje të pagave për punonjësit e shërbimit shëndetësor. “Unë mendoj se ajo që duhet të bëjmë është që të gjithë duhet të japim një duartrokitje masive dhe t’i përcjellim Boris Johnson një mesazh për një rritje të pagave për vijën tonë të frontit.”, tha Dua.

Dua Lipa pozon për kamerat përpara ceremonisë.

Dua nderoi gjithashtu ikonën e muzikës Amy Winehouse, me veshjen e saj. Fustani dhe modeli i flokëve që kishte zgjedhur nuk ishte i rastësishëm por shërbeu si një formë homazhi për Amy Winehouse në vitin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta. Fustani në ngjyrë të verdhë dhe modeli i flokëve ishin të ngjashme me look-un që Amy BRIT Awards 2007.

E ndjera Amy Winehouse një minidreshë e verdhë Preen për Brit Awards në 2007.

Një moment kyç ishte gjithashtu dhe fitorja e Taylor Swift. Ajo mori çmimin “Global Icon”, e para artiste femër që merr këtë vlerësim. Në historinë 41-vjeçare të këtij evenimenti, asnjë grup me femra nuk ka fituar kurrë çmimin për grupin më të mirë. Little Mix ia kushtoi çmimin Spice Girls dhe Girls Aloud. Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards u ngjitën në skenë dhe përfshinë anëtaren e larguar Nelson në falënderimet e tyre.

BRIT Awards përmes fotove: Momentet kyçe dhe lista e fituesve

Lista e plotë e çmimeve:

Artistja më e mirë: Dua Lipa

Artisti më i mirë: J Hus

Grupi më i mirë: Little Mix

Artist i rëndësishëm: Arlo Parks

Kënga më e mirë: Harry Styles – Watermelon Sugar

Albumi më i mirë: Dua Lipa – Future Nostalgia

Artistja ndërkombëtare: Billie Eilish

Artisti ndërkombëtar: The Weeknd

Grupi ndërkombëtar: Haim

Global Icon: Taylor Swift

Ylli në rritje: Griff

Little Mix pranon çmimin për Grupin më të Mirë Britanik gjatë Brit Awards 2021 në O2 Arena, Londër. Data e fotos: E martë 11 maj 2021.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!