Brigitte Macron: Melania Trump është e burgosur në Shtëpinë e Bardhë

schedule15:19 - 28 Prill, 2018

schedule 15:19 - 28 Prill, 2018

Në një intervistë për të përditshmen franceze Le Monde, zonja e parë e Francës Brigitte Macron e përshkruan Melania Trump si një të burgosur në Shtëpinë e Bardhë, e cila është e detyruar të buzëqeshë gjithnjë. Dhe pse ajo është e trishtuar gjatë gjithë kohës.

“Melania nuk mund të bëjë asgjë. As të hapë një dritare në Shtëpinë e Bardhë. Nuk i lejohet të dalë jashtë dhe bën një jetë shumë më të kufizuar se sa unë. Unë dal çdo ditë në Paris”.

Është kjo deklarata e zonjës së parë franceze Brugitte Macron në një intervistë për të përditshmen Le Monde. Ajo e përshkruan Melani Trump si një të burgosur virtuale në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja e parë franceze tregon se u kënaq shumë me çiftin Trump gjatë tre ditëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por njëkohësisht asaj i kishte ardhur keq për Melanian.

“Nuk duhet të habitemi që ajo është gjithnjë e trishtuar. Çdo gjë interpretohet atje. Ajo është një grua me shumë karakter, por nuk i lejohet ta shfaqë. Përpiqet të fshihet dhe buzëqesh për çdo gjë,” shtoi Brigitte Macron.

Zonja Macron pranoi se duhet t’i nënshtrohet të njëjtave kufizime si Melani Trump dhe të jetë e kujdesshme në atë që thotë. Por pavarësisht kësaj ajo përpiqet të bëjë një jetë sa më normale. Takohet shpesh me tre fëmijët e saj nga martesa e parë dhe shëtit në Paris sa herë ka mundësi. Zonja Macron është 65 vjeç, 20 vjet më e madhe se bashkëshorti i saj. Ndërsa Trump ëhtë 71 vjeç, shumë më i madh se bashkëshortja e tij, e cila sapo ka mbushur 48 vjeç./abcnews.al