Brigitte Bardot përballet me probleme të rënda të shëndetësore, shpëtohet nga zjarrfikësit

schedule10:22 - 20 Korrik, 2023

schedule 10:22 - 20 Korrik, 2023

Brigitte Bardot është përballur me probleme serioze në frymëmarrje, për pasojë ka qenë e nevojshme ndërhyrja e një ekipi të zjarrfikësve, i cili në Francë ka aftësinë për të ndërhyrë në situata të ngjashme emergjente.

Ylli 88-vjeçar ndjeu vështirësi në frymëmarrje dhe zjarrfikësit e Var ndërhynë mëngjesin e të mërkurës të 19 korrikut në shtëpinë e Brigitte Bardot në Saint-Tropez për ta ndihmuar.

Të dielën, Bardot bëri homazhe për Jane Birkin, disa orë pas vdekjes së saj. “Të dielën e 16 korrikut jam shumë e trishtuar. Jane është zhdukur. Kur je kaq e bukur, kaq e freskët, kaq spontane, me zërin e fëmijës, nuk ke të drejtë të vdesësh. Ajo mbetet përgjithmonë në zemrat tona”, tha ndër të tjera me emocion të thellë.

Brigitte Bardot kishte tentuar dikur vetëvrasjen. 1960 ishte hera e dytë, ndërsa e para dhjetë vjet më parë, kur prindërit e ndaluan të martohej me Vadimin deri në moshën e saj. Pak muaj më parë ajo kishte sjellë në jetë djalin e saj Nicolas, fryt i martesës së saj me Jacques Sarrier (1959) dhe fëmijën e saj të vetëm.

Pak para të dyzetave dhe me disa filma dhe dy burra të tjerë në meritë, ajo largohet përgjithmonë nga kinemaja për t’iu përkushtuar punës së jetës së saj, mbrojtjes së kafshëve dhe sigurimit të të drejtave të tyre, duke themeluar, me fondet e saj në fillim, Fondacionin Brigitte Bardot.

Bebe, pavarësisht tentativës së tretë të vetëvrasjes që bëri në vitin 1983, luftoi për jetën dhe mundi kancerin e gjirit. E pyetur gjatë një interviste se cila ka qenë dita më e mirë e jetës së saj, ajo është përgjigjur: “Një natë…”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!