Sirenat e alarmit janë dëgjuar sërish në Izrael dhe Bregun Perëndimor, pasi një breshëri raketash të lëshuara nga Rripi i Gazës. Sipas mediave izraelite, sirenat u dëgjuan nga zonat e Rehovot në Nes Ziona dhe nga Rosh Ha’ayin në Sharon.
Banorëve të qyteteve Elkana dhe Etz Efraim iu kërkua që të shkonin menjëherë në strehimore, në mënyrë që të mbroheshin.
/abcnews.al