Breshëri automatiku në Milot, kush ishte objektivi i atentatit

schedule22:09 - 22 Korrik, 2022

schedule 22:09 - 22 Korrik, 2022

Të shtënat me armë tronditën Milotin mbrëmjen e sotme. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi janë qëlluar me breshëri automatiku.

Preçi nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve dhe mbërriti në spital pa shenja jete. Ndërkaq, Brahimi po merr ndihmë mjekësore te Trauma në Tiranë.

Gazetari Gjergji Figuri raporton se Ylli Brahimi dyshohet të jetë objektiv i atentatit, shkruan abcnews.al.

 

Brahimi dhe Preçi janë emra të njohur për policinë. Ata janë përballur me atentate edhe në të kaluarën.

Lexo edhe: VIDEO/ As blindi s’i shpëtoi nga 100 plumbat, automjeti i shënjestrave të atentatit në Milot i bërë “shoshë”

Brahimi ka qenë i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit dhe i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa është marrë në pyetje dhe për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi. Ndërsa, Klisman Preçi është arrestuar për një tentativë grabitjeje me armë në Milot.

Pas atentatit, dyshohet se autorët janë larguar drejt Laçit. Policia ka ngritur postblloqe. Kontrolle po kryhen edhe në Kurbin, pasi ka dyshime se autorët të jenë nga kjo zonë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!