Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sot riparohet defekti”/ Vlora 4 ditë pa ujë, reagon Rama: Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci

schedule14:40 - 29 Dhjetor, 2025

schedule 14:40 - 29 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në llogarinë e tij në “X” lidhur me defektin në ujësjellësin e Vlorës, ku ka ndërprerë prej katër ditësh furnizimin me ujë të pijshëm. Çka ka sjellë reagime dhe revoltë nga qytetarët.

Rama ka shkruar që sot brenda ditës vijnë pjesët e reja hidraulike nga Stambolli, ku shton se po bëhet e pamundura që të mbyllet një plagë e vjetër e lënë hapur, pasi në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë  hidraulike.

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë  hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve,  inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën.

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, ka shkruar kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!