FOTOLAJM/ Brenda burgut ku do të vuajë dënimin Saimir Tahiri

schedule14:30 - 9 Shkurt, 2022

schedule 14:30 - 9 Shkurt, 2022

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta vuajë dënimin e tij prej 3.4 vitesh burg në Fier. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi që ta dërgojë Tahirin atje pas intervistës së sigurisë, ku ai tha se nuk kishte ndonjë preferencë.

Ky institucion i vuajtjes së dënimit është i sigurisë së zakonshme dhe është ndërtuar përgjatë periudhës kur vetë Tahiri ishte pjesë e kabinetit qeveritar.

Punimet për burgun në fjalë nisën në vitin 2011 dhe përfunduan në fund të vitit 2014 duke kushtuar 16 milion euro në total, ku pjesa më e madhe, 14.3 milion euro janë kosto e ndërtimit.

Burgu ka kapacitet për 600 të dënuar dhe 180 të paraburgosur. Gjatë vuatjes së dënimit, ish-ministri do të ketë 4 vizita në muaj përgjatë orëve 08:30-15:00.

Tahiri u dënua nga GJKKO me 5 vite burg, por për shkak se pranoi gjykimin e shkurtuar, përfitoi ulje të dënimit.

Ish-ministri u gjet fajtor për vetëm një akuzë, atë të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa SPAK-u sipas GJKKO-së nuk arriti të provojë akuzat e tjera në emër të tij, të cilat u rrëzuan.

Fill pas vendimit, avokati i Tahirit, Maks Haxhia tha se do të bënin rekurs në Gjykatën e Lartë. Megjithatë, për të bërë këtë, duhet që fillimisht GJKKO të zbardhë vendimin e arsyetuar për dënimin e Tahirit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!