As në listë nuk ishte, ndërkohë që në javën e fundit të kampionatit Dejvi Bregu e parakaloi dhe fitoi “Këpucën e Artë” me 16 gola, pas tre golave që i shënoi sot Apolonisë.
Patrick Eze e mbylli me një më pak, ndërkohë që Kukësi e la jashtë ndaj Kastriotit. Ai ndihet keq për atë që i kanë bërë dhe shprehet në rrjetet sociale: “Jam shumë i zhgënjyer me atë çka Kukësi më bëri mua pas gjithë atyre sakrificave dhe shërbimeve që i kam bërë klubit.
Aktualisht jam golashënuesi i kampionatit dhe nuk jam përfshirë në listën e futbollistëve në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Ndihem i privuar nga çmimi i golashënuesit, por jam i lumtur për atë që kam arritur dhe po largohem nga ky klub me kokën lart. Ju nuk mund të thyeni një njeri, i cili merr energji nga Zoti”. Ky postim u bë para ndeshjes me Kastriotin nga Eze. /abcnews.al