Bregu: Është koha për të ulur koston të roaming mes BE-së dhe Ballkanit  

schedule12:00 - 7 Tetor, 2021

schedule 12:00 - 7 Tetor, 2021

Pjesëmarrësit e Samit  të BE- BP miratojnë deklaratën që mirëpret udhërrëfyesin për roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Ndërsa axhendat e bashkëpunimit rajonal rriten dhe intensifikohen për të kaluar të tjera sfida të mëdha, ne po kuptojmë çdo ditë e më shumë se procesi i bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor nuk mund të lejojë më ngërçe” tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), Majlinda Bregu, në Samitin e BE-BP, që mblodhi udhëheqësit e BE dhe Ballkanit Perëndimor sot në Brdo pri Kranju.

Më tej, Bregu shtoi se lehtësirat që ne po synojmë t’u japim proceseve të bashkëpunimit, mund të gjejnë mbështetje vetëm nga prespektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor. Një botë më e unifikuar mund ta bëjë procesin e bashkëpunimit të dobishëm, për të gjithë ne, e në një plan afatgjatë.

Pjesëmarrësit e Samit, të organizuar nga Presidenca Sllovene e BE-së, miratuan një deklaratë që mirëpret, ndër të tjera, udhërrëfyesin për roaming, i cili do të krijojë kushtet dhe do të përcaktojë objektiva të qartë për uljen e kostove të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Së bashku me qeveritë tona e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionin Evropian, ne në RÇ kemi zhvilluar një Udhërrëfyes të saktë, të ekuilibruar dhe pragmatik, që paraqet rrugën për reduktimet e roaming. Kjo rrugë do të na çojë, brenda një harku kohor 5 vjeçar, pranë çmimeve që kemi së brendshmi, pra në vendet ku jetojmë. Përfitimet e fillimit të këtij procesi janë të dukshme. Tani, na takon të gjithëve ne që jemi të pranishëm këtu, që në mënyrë aktive dhe publike, në një frymë me njëri- tjetrin, të ftojmë dhe të nxisim operatorët që të punojnë fuqishëm në këtë drejtim“, tha Bregu.

Me mbështetjen e vazhdueshme të RÇ rajoni ynë është angazhuar pa kushte në politikat për tarifat zero për roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u mbështetur plotësisht në politikat e BE-së. Në qoftë se ne do të shohim thelbin e asaj që quhet “phasing in”  në politikat e BE – është periudha e duhur për të vendosur reduktimin e kostove të roaming midis BE-së dhe ËB-së. Në një kohë kur BE po zgjeron gjeografinë e vendeve pa roaming, asnjë logjikë tregu nuk mund ta shpjegojë e justifikojë marzhin e shitjes me pakicë, që e tejkalon 700% në 2020, për operatorët e Ballkanit Perëndimor.

Një mënyrë reduktimi e qëndrueshme është një zgjidhje ideale për të gjitha palët– operatorët dhe përdoruesit. Kjo kosto dhe pengesat e axhendës së çmontimit duhet të frymëzojnë dhe shtyjnë axhenda të tjera të përbashkëta midis BE-WB të cilat duhen ndjekur,” përfundoi Sekretarja e Përgjithshme e RÇ, e cila gjithashtu reflektoi mbi rëndësinë e madhe të harmonizimit të njohjes së kualifikimeve akademike dhe profesionale për të lehtësuar procesin e njohjes reciproke të kualifikimeve midis BE dhe WB për të rinjtë e këtij të fundit.

Çmimi mesatar i shitjes me pakicë për trafikun e të dhënave dhe internetin për udhëtarët e WB-së brenda BE-së ishte 43 herë më i lartë se çmimi brenda rajonit dhe për thirrjet dalëse ishte 5.6 herë më i lartë, për SMS 6.5 herë, tregon Raporti i Roaming-ut i Ballkanit Perëndimor-Bashkimit Evropian që RÇ publikoi sot.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!