Brdaric: Vllaznia u kthye më e fortë, askush nuk besoi tek ne në fillim

schedule18:21 - 14 Prill, 2021

schedule 18:21 - 14 Prill, 2021

Hera e parë që Vllaznia mund Laçin këtë sezon dhe mjafton që shkodranët të shkojnë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Trajneri Thomas Brdaric, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport i gëzohet kësaj arritjeje, pasi Vllaznia rikthehet në një finale të Kupës pas 11 vitesh.

“Jam shumë i lumtur për klubin, tifozët, ekipin që e meriton këtë moment. Kemi punuar shumë, kemi mësuar nga e shkuara kur patëm një krizë dhe kjo na bën ndryshe. Duhet të qëndrojmë së bashku jo vetëm në momente të mirë, por edhe në momente të vështira. Jam i lumtur për kualifikimin në finale”.

“Me punë dhe me stafin do t’i mbajmë me këmbë në tokë. Suksesi nuk ka ardhur direkt, nga puna e sotme për nesër. Ka ardhur gjithçka kaq shpejt për shkak të investimit që kemi bërë. E kam thënë se duhet përqendrim dhe të jemi të qetë. Ramë poshtë, mbijetuam dhe tani jemi kthyer më të fortë. Rruga është vetëm drejt”.

 

“Kupa apo kampionati? Deri tani kemi fituar, pasi të gjithë thonin që nuk mund të bëjmë asgjë. Kemi kapur avantazhin dhe tani jemi hedhur në sulm. Askush nuk ka besuar tek ne në fillim”, shtoi trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.

“Nuk jemi vetëm 11 lojtarë. Të gjithë luajtën mirë, bënë presing dhe ndoshta sulmi u lodh. Patën mundësi dhe u detyruam t’i zëvendësonim. Ata ishin mirë në ndeshjen e sotme”.

“Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, Teuta humbi sot ndaj Skënderbeut që rrezikon të bjerë në Kategorinë e Parë. Çdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht. Të gjithë e mendonin Skënderbeun të rënë, por kohët e fundit po luan mirë. Duhet ta vazhdojmë të vlerësojmë çdo duel në vazhdim”. /abcnews.al