Vllaznia ia doli të fitonte me Partizanin në transfertë sot dhe normalisht trajneri Thomas Brdaric është i gëzuar. Titulli kampion është çështje golash dhe Teuta është favorite. Gjermani, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:
“Falënderoj lojtarët sepse kemi bërë diçka të madhe. Është e vështirë të ul lojtarë aq cilësorë në stol, por ne e studiuam Partizanin dhe vendosëm të vendosnim ata lojtarë në fushë. Falënderoj shumë stafin tim, presidentin dhe tifozët, që na kanë mbështetur shumë.
Dua të gëzoj fitoren e sotme, jemi akoma në garë. Kemi arritur të plotësojmë objektivin në Conference League dhe të shpresojmë një mrekulli në ndeshjen tjetër. Nëse fitojmë titullin do ishte një çmenduri”, u shpreh Brdaric. /abcnews.al