Brdaric: Të ngushtojmë diferencën me rivalët! Deklarata e Longos? Ndonjëherë duhet ta mbyllim gojën

schedule19:20 - 3 Mars, 2022

schedule 19:20 - 3 Mars, 2022

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, pas fitores me Dinamon, në emisionin Gol pas Goli në Supersport tha: “Aralica? E meritoi sot me paraqitjen e vet. Është munduar të qëndrojë i qetë, edhe ne jemi përpjekur ta mbrojmë. Gjatë javës ishte në formë të mirë dhe sot ia doli të realizojë”.

“Nuk mund të them se isha i acaruar, isha i lumtur për fitoren, por po i flisja lojtarëve për disa gjëra që ndodhën në fushë. Dinamo po lufton për mbijetesën, ata kanë ekip të fortë, por në fund fituam ne”.

“Mbyllja prapa herët? Jam krejtësisht dakord. Zgjidhja më e mirë ishte të qëndronim pak më mbrapa, por kur tërhiqemi duhet të jemi më zotët në kontrollin e topit dhe të shfrytëzojmë hapësirat. Ne bëmë të kundërtën, i lamë shumë hapësira Dinamos.

Mos harroni që kemi qëndruar me një lojtar më pak në disa ndeshje. Kemi fuqi si ekip, por Dinamo ka lojtarë si Ibraimi dhe të tjerë që e dërgojnë topin në zonën kundërshtare dhe duhet të qëndronim disi më lart”.

“Objektivi? Jemi në një pozicion të favorshëm në tabelë, jemi edhe në gjysmëfinale të Kupës. Duam të ngushtojmë diferencën me ekipet sipër nesh. Të ruajmë formën e mirë dhe të vazhdojmë përpara. Jonuzi u dëmtua, shpresoj të mos qëndrojë shumë kohë jashtë.

“Longo ka thënë që flitet më shumë për Vllazninë sesa për Kukësin, që ka më shumë pikë? Ka raste kur është më mirë të mbyllësh gojën”, tha Brdaric. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!