Brdaric: Skënderbeu meriton respekt. Mungesat nuk na dobësojnë

schedule17:33 - 24 Shkurt, 2022

schedule 17:33 - 24 Shkurt, 2022

Vllaznia do të udhëtojë ditën e nesërme në transfertën e Korçës për tu përballur me Skënderbeun, ora 16:45, sfidë e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit shqiptarë.

Pas barazimit me Partizanin në javën e kaluar, shkodranët e Thomas Brdaric do të kërkojnë fitoren ndaj korçarëve të cilët ndodhen në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Në konferencën për shtyp, tekniku i kuqebluve ka theksuar se pavarësisht pozitave në tabelën e klasifikimit kundërshtari meriton respekt dhe nuk duhet nënvlerësuar aspak.

Sfida me Skënderbeun? – Me Skënderbeun është një ndeshje që e kemi vlerësuar maksimalisht. Ata janë një ekip që janë në vështirësi, kështu që do të luajmë shumë fort dhe ne do të kemi një organizim të mirë me top dhe pa top, në mënyrë që të mund të përballojmë Skënderbeun.

Sjellja ndaj Partizanit? – Më vjen keq për atë çfarë ndodhi në ndeshjen tjetër ndaj Partizanit. Sjellja ime duhet të jetë shumë më e mirë se sa ndeshjen e fundit ndaj Partizanit. Do të mbështes ekipin në mënyrën maksimale që do të kem nesër dhe do të jetë Elvis Plori, pastaj që do të ketë gjërat nën kontroll, por gjatë javës gjithsesi puna ka qenë e mirë. Lojtarët kanë qenë mjaft të përqendruar gjatë stërvitjeve dhe do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë.

Jam një njeri emocional. Ndonjë herë e bëj për të mbrojtur lojtarët e mi, ndonjë herë e bëj për të kundërshtuar vendimet e gjyqtarëve, të cilët mendoj se me gjithë punën e vështirë që kanë, mendoj se ndonjë herë marrin vendime të ekzagjeruara ndaj nesh dhe na detyrohen disa shpjegime, kur japin p.sh një karton të verdhë shumë shpejt. Kur ne kërkojmë arsyetim për të diskutuar, ata na ndëshkojnë dhe ne kërkojmë më shumë nga puna e tyre.

Duhet të japim jetën në fushë dhe ne besoj se e bëjmë këtë, por megjithatë në disa raste duhet të jemi pak më në kontroll të situatës. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën, për mua nuk ka rëndësi, sepse të gjithë bëjmë gabime dhe e rëndësishme është të mësojmë nga to. Kjo është një pikë kyçe. Më pas, ne jemi një ekip kompetitiv, që mundohemi të bëjmë dhe të marrim më të mirën gjithmonë nga vetja.

Vendimet? – Unë mendoj se nuk ka rëndësi të flasim për vendimet e gjyqtarëve apo se sa pikë ato na kanë humbur. Më e rëndësishme, është të flasim që ne të jemi më të saktë përpara portës. Të finalizojmë më mirë. Në qoftë se, shënojmë mesatarisht mbi dy gola për ndeshje, atëherë, mund të pranojmë edhe ndonjë vendim të gabuar të gjyqtarëve dhe ne duhet të jemi të aftë të përmirësohemi, të zhvillohemi dhe të rritemi më tej.

Gurishta dhe Hakaj? – Duhet t’i zëvendësojmë Gurishtën dhe Hakajn. Unë mendoj se mungesa e Gurishtës dhe Hakajt, nuk na dobëson, përkundrazi ne kemi një ekip të fortë dhe do mundohemi t’i zëvendësojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e kemi treguar edhe gjatë sezonit, që jemi një ekip i fortë. Më pas, e rëndësishme është që t’i shkaktojmë Skënderbeut humbjen e radhës dhe ne të marrim tre pikët, sepse kjo ka më shumë rëndësi.

Unë mendoj se kemi shumë lojtarë që janë të aftë të shënojnë dhe të krijojnë mundësi, por siç e kam thënë gjithmonë, baza fillon nga mbrojtja dhe në qoftë se, ne mbrojmë që të gjithë, duke filluar që nga sulmuesit kryesor, më pas edhe gjithë lojtarët e tjerë, atëherë, edhe mundësitë do të vijnë dhe ne do të jemi të aftë të finalizojmë, pastaj rëndësi ka edhe puna e madhe që ne do të bëjmë dhe gjithë tjerat me radhë.

Sfida Tirana-Laçi? – Ne mund të presim që kundërshtarët të bëjnë ndonjë gabim, por ajo që është e rëndësishme dhe që ne jemi më të përqendruar, është te ndeshja jonë ndaj Skënderbeut dhe është më e rëndësishme që të fitojmë ne. Më pas, çfarë ndodh jashtë nesh, nuk ka shumë rëndësi. Ndeshja nesër ndaj Skënderbeut dhe asgjë më tepër.

Titulli? – Nëse ka vlerë, ne do të besojmë çdo gjë që është realiste, por ajo çfarë është më e rëndësishme, është sfida e radhës dhe kanë ngelur shumë ndeshje në dispozicion. Ne besoj që jemi të aftë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që kemi në dispozicion, por duhet t’i fitojmë ato dhe më pas të kemi mundësinë të ëndërrojmë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!