Vllaznia e këtij sezoni e ka nisur shumë mirë rrugëtimin e saj dhe mban vendin e parë edhe pas javës së tretë, Sot erdhi një fitore spektakolare ndaj Tiranës dhe pas ndeshjes, për Supersport foli trajneri Brdariç.
“Dhamë maksimumin në fund dhe jam me fat që isha gjallë pas gjitha saj feste pas golit të fitores. Po ndërtojmë një skuadër te re, nuk kemi përfunduar dhe ka ende vend për përmirësime.
Ne duhet të punojmë ende shumë, por sigurisht sulmuesit e sulmojnë topin. Duhet të jemi më mirë në tranzicionin negativ dhe pozitiv. Dunga? Në folëm së bashku me Djarmatin dhe vendosëm bashkë ta afrojmë. Dikush duhet ta bëjë hapin e parë, por pak rëndësi ka. Jam me fat që e kam dhe jam i lumtur për të. Tani mund të shkojë të lutet në kishë.
E di kjo ndeshje e sotme ishte shumë e rëndësishme për çdo tifoz të Vllaznisë, sepse jemi një klub i madh që ka kaluar shumë vështirësi gjatë viteve të fundit. Do mundohemi t’i rregullojmë hap pas hapi këto probleme.
Për momentin të shijojmë kryesimin. Lojtarët e meritojnë sepse kanë dhënë shumë në fazën përgatitore”, u shpreh kroato-gjermani. /abcnews.al