Brdaric: Rivalët duan të na e “nxijnë” jetën, Vllaznia ime të mos hallakatet

schedule11:29 - 30 Janar, 2021

schedule 11:29 - 30 Janar, 2021

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, doli sot para mediave dhe foli për ndeshjen me Partizanin dhe për shumë tema të tjera. Fillimisht ai deklaroi: “Janë kushte të tjera me Partizanin, të gjithë lojtarë janë stërvitur maksimalisht. Jemi shumë të përqendruar, pasi ndeshja është e vështirë. Do i përmbahemi parimeve tona, lojtarët kanë besim dhe janë të sigurt në vetvete. Nesër do të futemi në fushë me vetëbesim, nuk do t’i mbingarkojmë futbollistët. Do u japim mundësinë të luajnë lirshëm”.

“Ndalimi i Teutës edhe një fitore me Partizanin? Unë mundem të flas kur bëhet fjalë për ekipin tim. Ju falënderoj që besoni në arritjen e diçkaje të madhe, siç është fitimi i titullit kampion, dhe njerëzit që na mbështesin janë gjë e bukur shumë. Duhet të jemi realistë dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Do t’i marrim ndeshjet një e nga, të përqendrohemi në çdo rival e të mos hallakatemi, si dhe të ruajmë strukturën e lojës për të rritur cilësinë. Atë sistem do ta përdorim në çdo ndeshje”.

 

Afrimet e bujshme te Partizani? Siç e kam thënë më parë, ne jemi në pozicion të favorshëm. Të gjithë bëjnë merkato dhe marrin lojtarë të mirë, që ne të na ndjekin dhe të na bëjnë presion. Ne nuk kemi frikë. Rivalët nuk kanë fjetur gjumë, kanë marrë lojtarë cilësorë. Kanë edhe trajner me eksperiencë dhe të përgatitur.

Lojtarët kundërshtarë mundohen të na e bëjnë jetën më të vështirë, por duhet t’i ndalim të na shënojnë. Ne i kemi lojtarët e mirë. E di Partizani ka marrë Hasanin. Atij i duhen disa javë të marrë veten, nuk besoj të jetë gati. Po e marr vetëm si shembull. Mua nuk më intereson çfarë lojtarësh janë, por mënyra e lojës që të ndërtoj një strategji që të mos na godasin”.

Barazimi i kënaqshëm? Nuk po mendojmë për rezultatin, do ia lëmë fushës. Më intereson si do vendosemi. Lojtarët e mi e dinë që do hyjnë në fushë të japim maksimumin. Kjo ka rëndësi dhe pas ndeshjes mund t’ua them nëse më kënaq barazimi”.

 

“Prurjet kanë nevojë për kohë, te ne dhe në skuadrat e tjera. Kemi shumë lojtarë që janë përgatitur dhe nesër besoj se do të jenë gati. Do merrem me stafin tim dhe të përgatis formacionin për nesër. Besoj se do të bëjmë maksimumin”.

Ndeshje kyçe kundër Partizanit? Këto ekipe që i keni parë në rritje, që kanë bërë merkato, po bëjnë maksimumin që të na e bëjnë jetën më të vështirë, që të ecin përpara. Ata mundohen që ne të na zbresin, por do të shohim si do të zhvillohet ndeshja. Ne i shikojmë kundërshtarët dhe u gjejmë pikët e dobëta. Ne do të luajmë njëlloj, si në çdo ndeshje”.

Djali në lojë? Ai (Tim Brdaric) është lojtar i ri, me perspektivë. Do ia lëmë kohës. Ai është si gjithë të tjerët, që ëndërron të bëhet futbollist. Normalisht do kohën e vet”, përfundoi  gjermani i Vllaznisë, Thomas Brdaric. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!