Brdaric: Presioni ishte i madh, Vllaznia ime mund të shënonte më shumë sot

schedule19:25 - 20 Nëntor, 2021

schedule 19:25 - 20 Nëntor, 2021

Thomas Brdaric i është gëzuar fitores me Vllazninë pas tre ndeshjes në kampionat. Gjermani, pasi triumfit kundër Kastriotit foli në emisionin “Gol pas goli” në Supersport: “E merituam këtë fitore edhe për shkak të rasteve të krijuara. Mund të shënonim edhe më shumë, por duhet të kënaqemi me fitoren dhe me atë që dhanë djemtë në fushë.

Kishim shumë presion sot, por ia dolëm ta mbajmë dhe të japim përgjigjen e duhur në fushë. E kam thënë gjithmonë që skuadra është në ndërtim e sipër dhe shumë futbollistë po integrohen gradualisht në lojën që duam të aplikojmë. Nuk është se kemi bërë keq, por kemi pasur edhe gabime në të kaluarën. Megjithatë po punojmë për t’u rritur e përmirësuar”.

“Është e drejtë që ne lëmë shpesh zbuluar qendërmbrojtësit, ndaj duhet të gjejmë një zgjedhje më të mirë në këtë aspekt. Megjithatë ne jemi një ekip ofensiv dhe tifozët e pëlqejnë këtë. Nuk jemi më surprizë dhe ekipet e tjera na vlerësojnë më shumë e na e vështirësojnë punën”.

“Nuk e di pse nuk ishin shumë tifozë sot, megjithatë unë dua të falënderoj me gjithë zemër ata që ishin sot dhe të shpresoj që të jenë më të shumtë në sfidën tjetër. Nuk e di nëse ishin pak për shkak të çmimit apo për shkak të rezultateve tona, por e kemi shumë të nevojshme t’i kemi të shumtë në numër gjithmonë. Ata janë mbështetje e madhe për ne”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!