Brdaric: Ky barazim si fitore, me Teutën ishte betejë

schedule18:58 - 25 Nëntor, 2020

schedule 18:58 - 25 Nëntor, 2020

Vllaznia vazhdon të mos thyhet dhe pas ndeshjes me Teutën, që përfundoi në barazim 0-0, trajneri Thomas Brdaric në emisionin “Gol pas Goli”Supersport u shpreh: “Absolutisht ishte nëj pikë karakteri, e merituam. Ishte një ndeshje e fortë dhe e konsideroj si një fitore”.

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. E dimë çfarë duhet të bëjmë, pavarësisht atmosferës pozitive. Duhet të vazhdojmë të punojmë të qetë dhe të jemi të përulur. Pritshmëritë janë shtuar, por le të vazhdojmë të punojmë”.

“Bllokimi i Da Silva dhe problemet nga krahët? Sot ishte një betejë. Kishte shumë aksione para, prapa. Duhet të ishim kompakt, të luftonim dhe të shikonim si do shkonte. Nuk është se ishte loja që më pëlqen mua. Da Silva mori një goditje në fillim. Nuk ishte dita për lojë. Më intereson mënyra se si luftoi skuadra”.

“Takimi në fund me ekipin? Ne jemi ekip, jemi akoma në ndërtim. Jemi akoma në rrugëtim dhe duhet të mbajnë në tonus të gjithë lojtarët. Duhet të dimë se kjo ndeshje ishte fitore për ne. I takova lojtarët dhe u thashë se nuk ka titullarë, jemi të gjitha bashkë”.

“Gjykimi i Hamitit? Nuk di çfarë të them. Është e vështirë të jesh arbitër. Ndonjëherë mori ndonjë vendim që nuk më pëlqeu, apo e lëshoi lehtë ndonjë karton, sikur ndodhi me Isaevskin. Në përgjithësi nuk më pëlqen të flas për ta, dua të kem një raport të mirë. Ata kanë një punë të vështirë”. /abcnews.al