Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, pas ndeshjes me Laçin foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Laçi luajti gjithë ndeshjen dhe kishte avantazhet e veta në lojë. Ne e dinim, por në fund ata fituan. Ne sigurisht që e donim fitoren dhe në pjesën e dytë e kishim mundësinë të gjenim golin, por në fund goli nuk erdhi.
Nuk kishim vështirësi në këtë fushë, luajtëm si të barabartë, por ne nuk i shfrytëzuam momentet tona, ata e bënë dhe fituan. Objektivi? Do e marrim nga ndeshja në ndeshje. Për momentin jemi mirë dhe do e shohim ecurinë.
Nuk është faji vetëm te portieri, fitojmë dhe humbim të gjithë bashkë. Do e analizojmë gabimin dhe do provojmë të përmirësojmë”, përfundoi Brdariç. /abcnews.al