Thomas Brdaric u shfaq para gazetarëve në prag të ndeshjes me Kastriotin dhe thekson se Vllaznia është nga ato ekipe që mëson nga e kaluara dhe që di si t’i mundë krutanët. Gjermani kërkon që skuadra e tij të jetë e qetë në prag të këtij dueli:
“Jemi gati, të përqendruar për t’u përballur me Kastriotin nesër. Duhet të vazhdojmë atë që nisëm në Kupë kundër Pogradecit. Lojtarët duhet të jenë të qetë, të motivuar dhe të përqendruar ashtu siç ka qenë edhe në stërvitje gjatë gjithë kësaj jave. Me qetësi dhe nëse nesër luajmë ashtu siç dimë, atëherë do të marrim një rezultat pozitiv”.
“Është një shenjë që nuk duhet të ndodhë njëlloj si vjet. Është një sfidë e re, një vit i ri, një grup tjetër lojtarësh. Ajo që dua është që lojtarët të japin maksimumin dhe të bëjnë më të mirën t’i shkaktojnë humbjen Kastriotit, që e gjithë kjo punë dhe mund të shpërblehet. Kemi besim dhe jemi një ekip që mësojmë nga e shkuara. E dimë se si luajnë ata. E dimë edhe si duhet të luajmë kundër tyre, në mënyrë të marrim tre pikët që duam”.
“Kur shënon 6 gola kundër një ekipi që luan në mbrojtje është gjë e mirë. Ne punojmë për të gjetur hapësira ndaj ekipeve të tilla. Duhet të dimë si të futemi në zonë, të fitojmë duele dhe të bëjmë më të mirën që gjërat të shkojnë si duhet. Tani të mendojmë për ndeshjen me Kastriotin. Dua të shoh në sytë e lojtarëve motivim dhe përqendrim për të marrë maksimumin nga ata dhe për të marrë maksimumin e asaj që duam”, tha Brdaric. / abcnews.al