Vllaznia arriti të merrte një pikë përballë Kukësit në “Elbasan Arena” në sfidën direkte që dy skuadrat luanin për vendin e 3-të.
Shkodranët e Thomas Brdaric vazhdojnë të ndajnë vendin e 3-të me verilindorët me nga 39-pikë.
Trajneri Thomas Brdaric u shfaq i kënaqur me pikën, ndërsa qan mungesat, ku sipas tij u ndjenë.
“Mendoj se barazim ishte ‘ok’. Luajtëm ndaj një ekip që po lufton për Kupat e Europës. Nuk duhet të harrojmë që kishim për të zëvendësuar disa lojtarë, kështu që jam i kënaqur me pikën që morëm.
Mendoj se ishte ndeshje ‘ok’, por në ‘Loro Boriçi’ i fusim nën presion kundërshtarët. Nuk mendoj se duhet të flasim për ata që munguan.
Dhamë disa pasime të gabuara, e humbëm topin me shumë lehtësi, duhet të jemi më shumë të përqendruar në fushë.
Mbrojtja? Jam shumë i kënaqur, nuk i dhamë shumë mundësi shënimi Kukësin. Të përmirësohemi në sulm“, theksoi trajneri gjerman i kuqebluve. /f.a/abcnews.al