Vllaznia, pas hapit fals në Korçë me Skënderbeun, humbi me Tiranën në shtëpi dhe normalisht trajneri Thomas Brdaric nuk mund të ndjehet mirë. Gjermani, pas ndeshjes, foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe analizoi atë që pa në fushën e blertë.
“Gjërat nuk shkuan si menduam. Jemi të zhgënjyer nga kjo ndeshje sepse donim të fitonim. Në pjesën e parë na shqetësoi fakti se nuk shënuam një gol tjetër. Na barazuan shpejt dhe na i prishën planet. U kthyem pas golit të shënuar, por nuk gjetëm dot golin.
Tirana ishte më e përgatitur dhe i shfrytëzoi shumë më mirë shanset që iu dhanë. Kur humb një ndeshje, nuk është bukur. Duhet të jemi të kujdesshëm në disa përgjigje. Do e analizojmë këtë ndeshje dhe të kthehemi të më fortë.
Askush s’ka folur për titullin. Ky klub vjet po binte nga kategoria dhe sivjet ishte në vend të parë. Këtë vit u ngjitëm shumë shpejt dhe nuk është e lehtë të mbash kreun e renditjes. Do i mbroj dhe kritikoj lojtarët e mi. Duhet të jemi shumë realistë në këtë situatë”, u shpreh Brdaric. /abcnews.al

