Brazili, vendi më i prekur nga pandemia në Amerikën Latine, vijon të jetë një “vatër e nxehtë” koronavirusi.
Si vendi i dytë më i prekur nga pandemia në botë, Brazili numëron deri më sot më shumë se 1.8 milion të infektuar. Prej tyre, 1,315 raste janë konfirmuar vetëm në orët e fundit.
Ndërsa, numri i viktimave si pasojë e Covid-19 deri më tani rezulton të jetë 71,515. Prej këtij bilanci, 23 raste fatale janë regjistruar vetëm në orët e fundit. Situata në vend paraqitet të jetë kritike, ndërsa virusit nuk i shpëtoi dot as presidenti Jair Bolsonaro, i cili, deri pak kohë më parë e quajti Covid-19 një “grip të vogël”.
Ndërsa, shteti më i prekur në botë nga pandemia vijon të jetë SHBA ku numërohen mbi 3.3 milion të infektuar dhe 137,429 viktima nga koronavirusi. /abcnews.al/