Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Brazili: Nuk imitojmë Spanjën/ Trajneri Ancelotti nuk do që t’u ngjajë kampionëve të botës

schedule15:15 - 30 Korrik, 2026

schedule 15:15 - 30 Korrik, 2026

U kthyen nga Amerika, si thuhet, me bisht ndër shalë.

Yjet e Brazilit nuk e kishin menduar që sërish do të pësonin një dështim të madh në Kupën e Botës, dhe se pritja që nga viti 2002 do të vazhdojë.

Pati shumë kritika pas humbjes me Norvegjinë në të tetat e finaleve, po ashtu edhe propozime për të mësuar nga Spanja, që u shpall kampione e rruzullit pasi mundi 1-0 Argjentinën në finale.



Sidoqoftë, njeriu I stolit tek “Selesao”, Karlo Ançeloti, nuk është dakord.

Në një intervistë ekskluzive për degën e Brazilit të televizionit, ESPN, trajneri italian deklaroi se ka respektin më të madh për Spanjën, e cila fiton sepse ka një brez të jashtëzakonshëm mesfushorësh si Rodri, Pedri, Fabian Ruiz, Olmo, Zubimendi, Merino apo Gavi, por shtoi se “kanarinat” duhet të ndjekin rrugën e tyre.

Sipas, veteranit, Brazili duhet të identifikojë pikat e dobëta dhe të përmirësohet, e jo të kopjojë Spanjën apo Francën.

Anceloti mbrojti zgjedhjet e tij në Botëror, siç ishte ftesa për Nejmarin, por pranoi se mund të ketë bërë gabim ndaj Norvegjisë, me zëvendësimet, duke menduar se ekipi I tij e kishte humbur kontrollin e ndeshjes, kur në të vërtetë ishte e kundërta.

Trajneri I shquar e cilësoi eliminimin në Botëror si fundin e një cikli, ndërsa tani duhet të hapet cikli I ri për Botërorin 2030, me lojtarë nga kombëtaret e të rinjve, mes të cilëve Endrik, Estevao apo Viktor Reis.

Brazili e ka fituar Kupën e Botës për herë të fundit në 2002

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!