Brazili i kërkon Venezuelës të shmangë ‘ndezjen’ e një mosmarrëveshjeje territoriale me Guajanën

schedule23:33 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 23:33 - 9 Dhjetor, 2023

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva i shprehu të shtunën homologut të tij venezuelian, Nicolas Maduro shqetësimin në rritje për një mosmarrëveshje territoriale midis Venezuelës dhe Guajanës, sipas një deklarate nga pallati presidencial i Brazilit.

Në një telefonatë me Maduron, presidenti brazilian bëri thirrje për dialog, duke deklaruar se është e rëndësishme të shmangen masat e njëanshme që mund të përshkallëzojnë situatën, shkruan Reuters.

Tensionet midis Venezuelës dhe Guajanës janë rritur në javët e fundit lidhur me një mosmarrëveshje të gjatë kufitare mbi Esequibo, një zonë në Guajana ku janë bërë zbulime masive të naftës dhe gazit në det të hapur.

Fundjavën e kaluar, votuesit në Venezuelë kundërshtuan juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) mbi këtë zonë, duke mbështetur krijimin e një shteti të ri./abcnews.al