Një avion është rrëzuar në pyjet tropikalë të Amazonës, duke shkaktuar 14 viktima, raportojnë zyrtarët.
Aksidenti ndodhi të shtunën në rajonin verior të Amazonës në Brazil, rreth 250 milje në veriperëndim të Manaus, qyteti më i madh në Amazon.
Avioni me turistë ishte nisur nga Manaus dhe po përpiqej të ulej si pasojë e shiut të dendur në Barcelos, në brigjet e Rio Negro, ku më pas u rrëzua.
Pasagjerët në bord ishin turistë brazilianë.
“Më vjen shumë keq për vdekjen e 12 pasagjerëve dhe dy anëtarëve të ekuipazhit që ishin viktima të rrëzimit të avionit në Barcelos të shtunën”, tha Wilson Lima, guvernatori i shtetit Amazonas, në një postim në X, i njohur më parë si Twitter./abcnews.al
Retirada dos corpos do acidente com um avião em Barcelos AM pic.twitter.com/5DzDIGXYg1
— Zerohoraam (@zerohoraam) September 17, 2023