Braverman bën një hap pas? Lea Ypi: Më telefonoi, ka ftuar një delegacion për çaj mali në Home Office

schedule22:06 - 1 Prill, 2023

schedule 22:06 - 1 Prill, 2023

Mund edhe të duket si shaka e 1 prillit por shkrimtarja shqiptare në Britaninë e Madhe, Lea Ypi shkruan se ka marrë sot një telefonatë nga Sekretarja e Punëve të Brendshme, Suella Braverman.

Referuar statusit të shkrimtares shqiptares Braverman duket se ka bërë një hap pas lidhur me qëndrimet e saj ndaj shqiptarëve, ndërsa i ka konsideruar si kriminelë.

“Sapo mora një telefonatë nga Suella Braverman, e cila mesa duket po telefonon disa anëtarë të diasporës shqiptare për t’iu thënë se i vjen keq për vërejtjet e saj dhe gjithçka ka thënë. Ajo ka ftuar një delegacion për të pirë çaj mali në Home Office”- shkruan shkrimtarja shqiptare Lea Ypi në Twitter.

 

Megjithatë, kjo mund të jetë një shaka e shkrimtares shqiptare për 1 Prillin marrë shkas edhe nga fakti se pak ditë më parë një shqiptar u arrestua për pak orë nga policia britanike pasi ngatërruan çajin e malit me drogën./abcnews.al