Brataj me koronavirus, reagon Meta: Mjekët përballë një rreziku të madh, të forcohen masat mbrojtëse

schedule14:34 - 24 Mars, 2020

schedule 14:34 - 24 Mars, 2020

Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë Drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënderj Brataj, i cili rezultoi pozitiv për koronavirusin.

Në një postim të tijin në Facebook, Meta ka theksuar se është shumë e rëndësishme që të shtohen masat mbrojtëse për personelin mjekësor që po merren me të sëmurit.

Postimi:

Uroj shërim të shpejtë për Drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Dr.Skënder Brataj.?

I shpreh solidaritet edhe familjes së tij në këto momente të vështira, besimplotë se sërish do t’i bashkohet ekipit të mjekëve në vijën e parë të luftës me pandeminë ?#COVID19.

Është tepër e rëndësishme dhe prioritare të forcohen masat mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrifica të jashtëzakonshme janë të ekspozuar përballë një rreziku të madh, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!