Në fshatrat e thellë të vendit kanë mbetur pak banorë dhe efektet negative po ndihen dhe në sektorin e arsimit. Në disa zona mësimi zhvillohet në klasa kolektive. Gazetarja, Silvja Sulaj sjell një model të tillë nga shkolla 9 vjeçare e fshatit Kopaçëz të Sarandës.
Ky është i vetmi nxënës në klasën e 9, por mungesa e të tjerëve në brez më të e ka detyruar që të mos braktisë shkollën, por të përshtatet në të njëjtën klasë me nxënësit e klasës së 7.
Ky adoleshent ka një dëshirë që zor se mund ti plotësohet.
“Doja të isha me nxënës të klasës së 9”, shprehet ai.
Drejtoresha e shkollës 9 vjeçare Hiqmet Cako, Natasha Xhelili thotë se në ambientet e kësaj shkolle shfrytëzohen vetëm 4 klasa.
“Numri i nxënësve është i pakët. Sipas udhëzimit 13 janë formuar klasat dhe mësimi vazhdon normalisht”, shprehet ajo.
Klasat kolektive paçka se mësuesit punojnë edhe individualisht me nxënësit sërisht në një orë mësimi 45 minutëshe është e vështirë që shpjegojnë lëndën për dy apo tre breza bashkë.
Nxënësit e rritur detyrohen të dëgjojnë dhe mësimet që mund ti kenë marrë vitet e mëparshme. Ndërsa të më të vegjlit ndjekin dhe mësimet do t’i marrin në vitet e mëvonshme./abcnews.al