Mirsad Jonuz nuk ishte i vetmi që u largua nga Vllaznia pa u mbyllur sezoni. Edhe sulmuesi Simeon Hristovski refuzoi të kthehej në Shkodër dhe shkak ishin pagesat e pamarra. Lojtari në fjalë ishte një prej afrimeve të janarit te Vllaznia, ndërkohë që i ishte dhënë edhe numri “9”.
Pavarësisht kësaj ai nuk shënoi asnjë gol. Hristov u aktivizua në katër ndeshje në Superiore, tre prej të cilave i nisi nga fillimi. Pa i mbushur tre muaj me Vllazninë ai vendosi të largohej dhe nuk ka humbur kohë, pasi ka gjetur skuadrën e re.
Tikves e ka bindur Hristov, i cili do të ketë detyrën të shënojë gola për skuadrën e tij të re. Këtë sezon ata u renditën në vendin e tretë dhe objektivi është të ngjiten në elitën e futbollit maqedonas. /abcnews.al