Ditën e sotme një foshnje u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Tiranë. Gazetari Ervin Leka tha për ABCNews se nëna që braktisi foshnjën është shoqëruar në polici, ku edhe është marrë në pyetje. Më pas 30-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Foshnja ndodhet në gjendje kritike për jetën. Kujtojmë që denoncimi për foshnjën e braktisur ka ardhur nga një qytetar i cili ka qenë në garazhdë duke pirë cigare. Ai ka parë që në një cep ishte një foshnjë e mbuluar por nuk e ka verifikuar nesë ishte në jete apo ajo. Nga ky moment ka njoftuar ambulancën dhe pastaj policinë. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marr foshnjën e ka transportuar në spital.
Tiranë/Informacion shtesë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje.
Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.