Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK e BKH: Njësi të pavarur për arrestimet/ Braho: Nuk kemi kapacitete operacionale për arrestimin e të kërkuarve

schedule10:26 - 1 Korrik, 2026

schedule 10:26 - 1 Korrik, 2026

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka ngritur si një nga shqetësimet kryesore mungesën e kapaciteteve operacionale për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj personave në kërkim. Sipas tij, SPAK ka ende persona me masa sigurimi apo të dënuar në mungesë, të cilët nuk janë arrestuar. Braho tha se nuk mund të përcaktojë nëse kjo vjen si pasojë e mungesës së mundësive apo faktorëve të tjerë, por nënvizoi se rezultati është i dukshëm.

“Arrestimet, nuk kemi kapacitete operacionale të bëjmë arrestime të personave në kërkim. Kemi persona me masa sigurimi në mungesë apo të dënuar në mungesë që s’janë ekzekutuar. Ky është një shqetësim. Po mendojmë një reagim ndryshe, nga SPAK t’i bëjë vetë këto veprime të veçanta të natyrës operacionale”, tha Braho.

Në të njëjtën kohë, Braho bëri të ditur se po shqyrtohet një strategji e re, e cila do t’i mundësonte SPAK-ut të kryente vetë operacione të caktuara, duke reduktuar varësinë nga strukturat e tjera ligjzbatuese. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ai ngre këtë shqetësim. Edhe në dhjetor, gjatë prezantimit të platformës së tij për drejtimin e SPAK-ut përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Braho propozoi krijimin e një njësie të posaçme pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit.



Sipas tij, kjo strukturë do të ishte e specializuar për realizimin e përgjimeve në terren dhe, mbi të gjitha, për ekzekutimin e masave të sigurisë në çështjet që heton SPAK.

“Vlerësoj se në bashkëpunim me drejtorin e BKH-së duhet të krijohet një njësi taktike, e aftë të realizojë vetë ekzekutimin e masave të sigurimit. Ngritja e këtyre kapaciteteve njerëzore dhe teknike do të bënte të mundur pavarësinë operacionale të Prokurorisë së Posaçme dhe BKH-së nga institucionet e tjera shtetërore”, shtoi ai.

Nëse kjo nismë do të konkretizohet, SPAK dhe BKH do të synojnë të fitojnë më shumë autonomi në operacionet e tyre, veçanërisht për arrestimin e personave në kërkim dhe zhvillimin e veprimeve të posaçme hetimore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!