Brad Pitt i futet modës: Prezanton linjën e parë të veshjeve që mban firmën e tij

schedule19:18 - 13 Prill, 2021

schedule 19:18 - 13 Prill, 2021

Aktori shumë i pëlqyer, Brad Pitt ka bashkuar forcat me markën italiane të modës “Brioni” dhe do të vijë në rolin e stilistit, përmes koleksionin e quajtur “BP Signature”.

Së bashku me markën italiane të veshjeve për meshkuj, ai synon të prezantojë një koleksion ekskluziv, të dizajnuar në stilin e veshjes së aktorit.

Pitt është fytyra reklamuese e Brionit që nga viti 2019, por kjo është hera e parë që marka në pronësi të shtëpisë luksoze franceze paraqet një bashkëpunim të tillë.

Sipas një njoftimi për shtyp, koleksioni me shtatë cope përfshin “një kostum, një triko prej kashmiri me mëngë të gjata, një xhaketë sportive prej kashmiri, një pallto të lehtë dhe një xhaketë prej kadifeje me pantallona të leshta dhe këmishë pambuku”.

Ndërkohë Brad po xhiron filmin e tij të ri të quajtur “Bullet Train”, së bashku me aktoren Sandra Bullock./abcnews.al