Brad Pitt gati të largohet nga Hollivudi?

schedule18:30 - 3 Korrik, 2019

schedule 18:30 - 3 Korrik, 2019

Brad Pitt tregon frikën e tij që është shumë i vjetër për botën e Hollivudit dhe planet e tij për të zgjidhur problemin.

Aktori 55-vjeçar është gati të kthehet në ekranin e madh me filmin Once Upon A Time të Quentin Tarantino dhe është në kopertinën e numrit të ri të revistës GQ Australia në korrik / gusht, ku rrëfehet si kurrë më parë.

Në intervistë, Brad Pitt flet për industrinë e argëtimit dhe terrorit për t’u bërë “Një dinosaur” në Hollywood.

Frika e Brad Pitt

“Unë jam prapa kamerës, në anën e producentëve, dhe argëtohem shumë,” thotë Brad, “por unë po bëj gjithnjë e më pak, me të vërtetë mendoj se në përgjithësi, kjo është një lojë për burrat më të rinj se unë”.

Ndërsa më tej vazhdon: “Jo se nuk ka pjesë thelbësore për personazhet më të vjetër, por deri tani ndihem sikur e gjithë kjo do të ndjekë proceset e natyrës dhe do të ndryshojë vetvetiu: ekziston një përzgjedhje e natyrshme për gjithçka”.

Në vitet e fundit, Pitt është larguar nga vëmendja e kamerave për të punuar më shumë në produksion dhë në realizimin e projekteve, me qëllimin kryesor që gjithmonë të jetë i pranishëm për gjashtë fëmijët që ai ka me Angelina Jolie.

“Unë jam kureshtar të shoh sesi do të jetë e ardhmja e kinemasë, çfarë forme do të marrë”– shton ai, ndërsa diskuton mbi shërbimet streaming që kanë larguar njerëzit nga kinemaja.

“Unë me të vërtetë vlerësoj shërbimet streaming sepse tani po bëhen gjithnjë e më shumë projekte me cilësi të lartë: Netflix na prezanton me më shumë skenarë, regjisorë dhe aktorë sesa ekrani i madh. Dhe kjo na tregon sa njerëz të talentuar ka atje”.

Megjithëse shërbimet streaming si Netflix i hapin rrugën një brezi të ri yjesh, Brad Pitt beson se ka “hapësirë si për kinema dhe për streaming” për aktorët e të gjitha moshave, por frika për t’u eliminuar ende mbetet: “Unë mund të isha një dinosaur dhe as nuk e dija”- përfundon ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!