Brand Pitt do të bëjë paraqitjen e tij të parë si pilot i Formula 1 në Çmimin e Madh të Silverstone dhe do të “garojë” me ngjyrat e ekipit APXGP.
Ngjarja do të organizohet të dielën e ardhshme nga pista Silverstone, pasi gjatë garës treditore, do të filmohet një film i lidhur me protagonist Brad Pitt.
Pra, në pistën Silverstone do të jetë një tjetër garazh ku do të strehohet makina e ekipit APXGP, me ngjyrat e së cilës do të “garojë” Brad Pitt.
Mesa duket aktori amerikan nuk do të marrë pjesë në garën e së dielës, megjithatë informacionet e duan atë të futet në pistë për qëllime xhirimesh.
Një rol aktiv para dhe pas kamerave do të luajë edhe L. Hamilton, i cili është shprehur se ky produksion do të jetë filmi më i mirë i motorsportit në historinë e kinemasë.
Prandaj, ka shumë të ngjarë që gjatë tre ditëve në pistën Silverstone të shfaqen 21 makina dhe jo 20, përfshirë atë të ekipit APXGP.
Sipas informacioneve të deritanishme, filmi i ri do të quhet Apex dhe Brad Pitt do të luajë një pilot të Formula 1 të quajtur Sonny Hayes.
Filmi është drejtuar nga Josef Kosinski, i njohur nga “Top Gun: Maverick”,ndërsa skenari dëshiron që Brad Pitt të luajë një shofer veteran të Formula 1, i cili kthehet në aksion aktiv për të ndihmuar ekipin e tij./abcnews.al