Në lidhje me masën arrest me burg për drejtorin e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula ka reaguar dhe zëvendëskryeminsitri Erion Braçe. Ai e quajti këtë një shantazh kriminal mbi punonjësin e shtetit shqiptar dhe një masë të pabazuar në ligj. Braçe tha se Pula po akuzohet për çështje që nuk i përkasin.
“Ky është akti final i një historie njëmujore shantazhi kriminal mbi punonjësin e shtetit shqiptar që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit, presion kriminal që nuk është bërë për çështjen në fjalë por për pallatet monstruoze që duhet të legalizohen dhe regjistrohen në këtë qytet. Është bërë jo për atë që pretendon prokurori, por presion kriminal për ca vjedhje të tjera në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalzit dhe duke ardhur në Durrës. Shkelja është e hetuar pas asaj shkelje ka një ngjarje shumë të rëndë dhe e dinë durrsakët çfarë ka ndodhur nga këtu e deri në Sukth ka një shkelje shumë të rëndë për të shkuar jo vetëm te ata banditë që braktisin, por te ata banditë me kollaro që i mbështesin” /abcnews.al