Braçe me 2 maska, qeni s’pushon, Rama kosh e batuta: Si s’u lodhe? Banorja: Mbylleni më shpejt

schedule14:24 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 14:24 - 22 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama sot u zhvendos në Lushnje për të inspektuar disa rrugë, por edhe infrastrukturën në shkolla. Ai tha se ka përfunduar rindërtimi i të gjitha rrugëve lidhëse rurale të zonës bujqësore të fushës së Myzeqesë, duke lehtësuar plotësisht lëvizjen e njerëzve e të prodhimeve, në këtë zonë. Edi Rama shoqërohej nga Erion Braçe, i cili kishte vendosur dy maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Gjatë takimeve me banorët, Rama u përball me një kërkesë nga një grua për orarin e mbylljes. “Kam një kërkesë; kam kaq vite që vete te fruta perime në treg dhe ai orari meqë ishte pandemi, të bëhet sa më i shkurtuar, 6-8, që të mbarojmë punë shpejt të shesim edhe të mos rrimë kështu si tani, më të shkurtuar” i kërkoi ajo.

Ndërsa kryeministri u përgjigj “Halle halle kjo dynja, ca e duan më të gjatë, ca më të shkurtuar, hajde gjeje”. “Na hoqe çizmet” i tha një banor, referuar rrugës së re. Ecjen në rrugën e re të kryeministrit e shoqëroi e lehura e një qeni që nuk pushoi, ndërsa Rama bëri një batutë “Si s’u lodhe more, si s’u lodhe, cfarë e ke këtë?”, i tha ai të zotit.

Më pas Rama ishte në Kolonjë, Lushnje, në shkollën që sipas tij ka rilindur si qendër komunitare. Në hyrje të shkollës, atij iu mat temperatura, ndërsa në palestër bëri një kosh dhe kishte disa sugjerime për stafin./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!